Albanians in Finland

Rregullat e anëtarsimit dhe përdorimit të faqes së grupit "Albanians in Finland" në Facebook:

1.Grupi "Albanians in Finland" merret me organizimin e ngjarjeve kulturore-artistike, ekonomike, bamirësie, edukative, sportive dhe mbrëmjeve rinore apo koncerteve në shërbim të komunitetit shqiptarë në Finlandë.

2. Faqja e grupit ka për qëllim njoftimin e ngjarjeve dhe shkëmbimin e ideve në lidhje me komunitetin shqiptarë në Finlandë.

3. Faqja e grupit nuk mund të përdoret për qëllime komerciale apo reklamim produktesh, përveq administruesve të grupit Albanians in Finland, ose me kerkesë te veqantë te administruesit e grupit Albanians in Finland.

4. Grupi "Albanians in Finland" ka të drejtë ta paralajmëroj apo edhe ta përjashtoj nga grupi qdo anëtar që përdorë gjuhe fyese apo denigruese kundrejt dikujt tjetër në grupë.

5. Anëtaret e grupit duhet te tregojne karakter kombëtar dhe ta dije që cdo shqiptarë është vëllau/motra e juaj dhe bashkëpunimi të jetë në nivelin më të lartë.

6. Ne bashkbisedim apo komente duhet të përdoret gjuhë e pastër shqipe, pa fjalë ndytëse apo sharje dhe të mos përdoret gjuhë e huaj kur nuk është nevoja.

7. Grupi Albanians in Finland dëshiron që përmes faqes në Facebook ta nxit njohjen dhe bashkëpunimin kulturor, artistik, ekonomik, bamirësi dhe edukim ndërmjet komunitetit shqiptarë kudo që jetojnë në Finlandë.

Ju falemnderit!

Grupi "Albanians in Finland"