Anime & Manga Albania

Nëse keni bërë kërkesë për te hyrë në grup, ju lutem kontrolloni Inbox dhe "Others" në facebook per pyetsorin e pranimit ne grup. Duhet të ktheni përgjigje per tu pranuar.

Nëse tashmë jeni anëtarë, mirëseerdhët në grupin Anime & Manga Albania. Në përshkrim do të gjeni dhe rregulloren. Ky grup është i hapur ndaj të gjithë personave që:
- Shikojnë anime
- Shikojnë drama
- Lexojnë manga (ose manwha)
- Dëgjojnë muzikë japoneze
- Luajnë RPG games ose të tjera (që janë krijuar në Japoni)
- U pëlqen kultura, historia japoneze
- Krijojnë manga ose animacione, bëjnë fanart, përkthejnë anime
- Pëlqejnë artet marciale etj
- Duan të mësojnë apo dinë gjuhën japoneze

Shënim: Një sqarim përse Korea është në kllapa. Fansat e Koresë janë të mirëpritur në grup, por duhet të plotësojnë fillimisht kushtin që të pëlqejnë anime dhe mangat japoneze.

RREGULLORJA

1. Nuk lejohet spam-i që përfshin:
a) Postime abuzive apo eksesive
b) Reklamimet
c) Postime të tipit : "like this if..."
d) Përsëritje të postimeve të mëparshme të bëra jo shumë kohë më parë.
2. Nuk lejohen postimet me përmbajtje 18+, yuri, yaoi, hentai, ecchi etj.
3. Nuk lejohet ofendimi, kërcënimi i anëtarëve. Fjalori i ndyrë është kategorikisht i ndaluar dhe merret ban pa paralajmërim.
4. Të folurit në shqip inkurajohet, por nuk është i detyrueshëm.
5. Nuk lejohen postime jashtë teme.
6. Të gjitha diskutimet për meetupe duhet të zhvillohen nëpër evente. Fotot hidhen në event dhe jo në grup.
7. Mos kërkoni sugjerime. Klikoni linqet :
Sugjerime ANIME: https://www.facebook.com/notes/anime-manga-albania/sugjerime-anime/10151804990762336
Sugjerime MANGA https://www.facebook.com/notes/anime-manga-albania/sugjerime-manga/10151805027072336
Sygjerime LIGHT/VISUAL NOVEL: https://www.facebook.com/notes/anime-manga-albania/sugjerime-lightvisual-novel/10152229351617336
Listat mund të përditësohen nga anëtarët e grupit ose mund të kërkoni në google.
8. Mos bëni SPOILER të chapterave të rinj.
9. Kush bëhet BAN nuk ka më mundësi të rikthehet në grup. Nëse zbulohet me account tjetër do bëhet përsëri BAN.
10. Nuk lejohen multi-accounts. Ju lutem mbani vetëm një account. Kërkojmë cilësi anëtarësh jo sasi.
11. Mos fusni në grup persona që nuk kanë lidhje me grupin.
12. Mos postoni shpesh vizatime. Per momentin, deri sa te hapet nje pjese e vecante e grupit per ate pune, postoni vizatimet nje here ne muaj.

Me 2 paralajmërime merret BAN, kush ofendon: BAN pa paralajmërim.
Këto rregulla janë të arsyeshme për mbarëvajtjen e grupit, nuk janë të shpikura prej nesh.

ANIME & MANGA ALBANIA Admins