Seniçan-Përmet-Albania √

Nga ‪#‎Bledi_Mane‬ KUJDES ME PËRMETIN PLAKO...! Le të më atakosh e të më qortosh, le të më etiketosh apo të më kërcënosh...Unë ndjehem i zhgënjyer me ty deputeti i rrethit Vladimir Kosta, me ty ministri i ekonomisë Arben Ahmetej, me ty ministri i mirëqenies sociale Erjon Veliaj, me ty ministrja e mbrojtjes gjysëm përmetare Mimi Kodheli, me ty ministri i pushtetit lokal gjysëm përmetari Bled Çuçi, me ty deputeti i LSI-së për qarkun Vangjel Tavo, me ty deputeti i opozitës për qarkun Genc Ruli, me ty kryebashkiaku i Përmetit Gilberto Jaçe, me ty kryebashkiaku i Këlcyrës Klemend Ndoni...me ty kryemistri Edi Rama. Buxheti i investimeve të qeverisë për qytetet Përmet e Këlcyrë shkon rreth 470 milionë lekë (të vjetra) ndërkohë vetëm qyteti i Tepelenës përkëdhelet me 1 miliardë lekë investime publike. Sot qeveria aprovoi buxhet shtesë për përfundime të veprave publike dhe më tërhoqi vëmendje finacimi i rrugës Ersekë-Korçë ndërkohë rruga Tepelenë-Përmet-Dogana 3 Urat megjithëse ka një projekt qysh prej 2007 nuk financohet e as nuk përmendet. Përmeti ka popullsi më shumë se rrethet Kolonjë apo Tepelenë, ka më shumë fluks dhe vizitorë, ka më shumë vende pune, ka industri që nuk e ndërpret punën, ka investime të huaja në fasoneri, ka bujqësi dhe artizanat të shkëlqyer, prodhon verë, raki, bulmet, mish, fruta, perime, gliko, ka turizëm fantastik, ka doganë me Greqinë, ka studentë të shkëlqyer, prodhon elita çdo vit, nuk ka krime, qytetarët paguajnë energjinë elektrike, ujin dhe taksat 100%, ka histori, natyrë, kulinari dhe emër që u ka rezsituar shekujve por Përmetin e keni harruar dhe po e lini të lëngojë. 150 minuta të fluturosh nga :Tirana në Paris, 180 minuta të fluturosh nga Tirana në Londër, 190 minuta nga Tirana në Dublin por për në Përmet duhen 310 minuta sepse ka një prej rrugëve nacionale më katastrofë. Mos e ofendo përmetarin, mos e anashkalo përmetarin, mos e harro përmetarin, mos e abandono përmetarin, mos e tjetërso përmetarin sepse përmetari të jep edhe votën, paguan edhe taksat, respekton edhe ligjin...Ne jemi vitalë, jemi krenarë se pa ne Shqipëria nuk do njihte as tolerancën, as fisnikërinë, as rilindjen shpirtërore dhe intelektuale, as arsimin, as poezinë, as këngën, as bujarinë, as trimërinë e rafinuar,as buzëqeshjen. Kur ti dilje garbisje në 1997-ën ne paguanin energjine elektrike në mënyrë korrekte, kur ti dilje vidhje në 1997-ën ne shkonim në shkolla dhe arsimoheshim, kur ti vrisje në 1997-ën ne jetonim si njerëz duke mos i ndërprerë gëzimet dhe dasmat. Përmeti u ka mbijetuar barbarëve, romakëve, otomanëve, grekëve, italianëve, gjermanëve, komunistëve, demokratëve, socialistëve, lësisitëve...Përmeti mbetet fisnik. Duaje Përmetin sepse ta kthen mbrapsht 1 milionë herë dashurinë dhe repsketin! Përmetarët janë racë vitale dhe kurrë nuk vdesin. Ti vazhdo vidh, e ardhmja mbetet shoqja e jonë jo e jotja. Kur ti mbjell urrejtje ne mbjellim trëndafila.!